Kalo te përmbajtja
kroi.← Kthehu te faqja

Ligjore

Kushtet e përdorimit

Përditësuar më 5 tetor 2026

Çfarë është Kroi

Kroi mbledh lajme dhe sinjale publike nga bota e teknologjisë, i përmbledh dhe i shkruan në shqip, dhe llogarit trende mbi to. Duke krijuar një llogari, pranon këto kushte.

Llogaria

  • Regjistrimi bëhet me ftesë. Ftesa është personale dhe nuk duhet shpërndarë.
  • Je përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit. Rekomandojmë aktivizimin e verifikimit me dy hapa.
  • Një llogari është për një person. Mos e ndaj me të tjerë.

Përmbajtja

Artikujt në Kroi shkruhen automatikisht me ndihmën e inteligjencës artificiale, mbi bazën e burimeve publike të cilat i lidhim në çdo artikull. Përpiqemi të jenë të saktë, por mund të përmbajnë gabime ose të mbeten prapa ngjarjeve.

Përmbajtja është informuese. Nuk është këshillë financiare, ligjore apo sigurie. Para se të marrësh një vendim të rëndësishëm, kontrollo burimin origjinal.

Idetë për produkte dhe trendet janë sugjerime të nxjerra nga të dhënat, jo premtime për sukses.

Përdorimi i lejuar

  • Mos tento të hysh në llogaritë e të tjerëve ose të anashkalosh kufizimet e sistemit.
  • Mos e shkarko përmbajtjen në mënyrë të automatizuar dhe masive.
  • Mos e ripublikon përmbajtjen si tënden pa përmendur Kroin dhe burimin origjinal.

Llogaritë që i shkelin këto rregulla mund të çaktivizohen.

Disponueshmëria

Kroi ofrohet siç është. Mund të ketë ndërprerje, vonesa në alarme ose ndryshime në veçori. Nuk mbajmë përgjegjësi për dëme që vijnë nga mbështetja te një alarm që nuk ka mbërritur ose te një artikull i pasaktë.

Mbyllja e llogarisë

Mund ta fshish llogarinë kur të duash te Cilësimet. Si i trajtojmë të dhënat e tua shpjegohet te Politika e privatësisë.